Paradoksi i hetimeve, Hoxha: SPAK e kërkon Ervis Martinajn të gjallë, prokuroria e Kurbinit të vdekur

Gazetari Artan Hoxha, thotë se personazhi i bujshëm që ende nuk dihet fati, pra që Ervis Martinaj është nën hetim nga dy organe të akuzës, njëherë si i gjallë dhe njëherë tjetër si i vdekur. Ai tha se nuk beson se Martinaj do të gjendet ndonjëherë.

”SPAK ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e familjarëve të Martinajt? Pse u bë tani? Sepse ai është nën hetim. Është e çuditshme që edhe në këto momente, kur ai është i zhdukur prej datës 9 gusht. Ervis Martinaj është njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Unë mendoj se nuk do ta gjejnë ndonjëherë.

Çudia e gjithë kësaj është se dy prokuroritë në vend, hetojnë në varësi të ndryshme, ai është zhdukur me 9 gusht dhe qe nga atëherë nuk kemi përgjigje ku është ai. Për shkak të kësaj, kemi hetim nga SPAK që e ka në hetim në kërkim për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Kurbinit e heton për rrëmbim dhe zhdukje.

Pra ajo që të bën përshtypje është se në këtë moment, është pikërisht fakti se organet e hetimit kanë dy çështje të ndryshme për një person”,-tha Hoxha.

SHKARKO APP