Paraja e krimit, Arben Malaj: Shifrat janë të çmendura!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora tha se paraja kriminale kap shifra të çmendura.

Sipas tij, kriminelët shqiptarët janë ndërmjetës së botës së mafias.

Arben Malaj: Unë nuk pajtohem me atë që kryeministri i vendit të thotë që  nuk e kam ditur që ata që dolën të kriminalizuar nuk e kam përzgjedhur unë, nuk i kam ditur. Është prishur sistemi i përzgjedhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Paloka: Çfarë po ndodh sot? Po ndalohen njerëz që janë dënuar jashtë. Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarët e bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë, pse nuk i shkon OFL?

Swiss Digital Mobile Reklama

Arben Malaj: Në këtë aspekt diçka duhet të ndryshohet dhe duhet të ndryshohet nga të gjithë. Nëse ne do ta bëjmë luftën që po të ikë kjo mazhorancë gjithçka ndryshon… Unë e njoh paranë kriminale, shifrat janë të çmendura. Edhe për këtë luftën partiake që bëhet këtu, e bëjmë sikur e gjithë mafia e botës ka mbetur në duart e shqiptarëve. Nuk ta lë njeri atë treg. Këta janë ndërmjetësit që brenda asaj pjese mundohet të kapin një shumë. Keqpërdoren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?