Paraja në qarkullim u rrit 5 herë që prej 5 mijë lekëshit

Më 1 janar 1999, në treg u hedh për herë të parë kartëmonedha 5 mijë lekëshe. Përballë inflacionit ka lindur nevoja për të pasur një kartëmonedhë me vlerë më të madhe, si 10 mijë lekëshi.

Qytetarët duken kurioze për kartëmonedhën e re, por kur ende has vështirësi për të thyer një 5 mijë lekësh në prerje më të vogla, ka edhe qytetarë që mendojnë se 10 mijë lekëshi nuk është për popullin.

Përdorimi i gjerë i cash-it, apo parasë fizike në ekonominë shqiptare është parë gjithmonë si një problem i madh për sistemin bankar, veçanërisht për kostot e magazinimit dhe transportimit të saj.

SHKARKO APP