”Parajsa artificiale”, Ben Blushi: Libri u shkrua për 5 ditë

Shkrimtari Ben Blushi ka zbuluar se librin ”Parajsa Artificiale”, e shkroi për 5 ditë. I ftuar në ”A2cnn”, Blushi tha se libri është shkruar rreth mesit të janarit, dhe një javë para botimit, ai i bëri disa korrektime dhe e publikoi. Ai tregoi edhe arsyen se përse nuk e ka vendosur kohën gjatë të cilës shkroi librin në faqen e fundit të tij.

”Ky libër është shkruar për 5 ditë ose për një javë. Unë kam bërë disa libra më parë dhe është një lloj teknike apo mode që autorët shkruajnë në fund të librit për sa kohë e kanë shkruar librin. Deri para këtij libri edhe unë i vija në fund fare kohëzgjatjen e shkrimit.

Dikur një mik, që është edhe botues më tha ”kjo nuk është serioze, nuk ta beson njeri që librin ta kesh bërë kaq shpejt”. Po pse nuk ma beson njeri i thashë unë?. ”Sepse ke bërë një libër të titulluar kandidati dhe ke shkruar që e ke bërë për 2 javë”, më tha ai. Kjo nuk duhet serioze.

Po ta them ty për herë të parë, e ke ekskluzivitet, ky libër është shkruar për 5 ditë, në mes të janarit. Librat e mirë në fakt shkruhen vetë. Eci si një bisesë. Unë e ndërpreva aty e lashë deri një javë para botimit. Kur e mora njëherë, e lexova, nuk është se më pëlqeu, bëra disa korrektime të vogla dhe e çova për korrektim”, tha Blushi.

SHKARKO APP