“Parakalim i gabuar”! Përplasen dy makina në Krujë, plagosen tre vajza nga Kosova

Tre vajza kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Kosovës. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve dhe shpejtësia e madhe.

Tre të plagosurat u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krujë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?