Parakalimi i gabuar, fuoristrada përfundon në kanal, shpëtojnë mrekullisht 3 fëmijët

Tjetër aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës. Dy mjete fuoristrada në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra-tjetrën.

Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër udhëtonte drejtuesi një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.

SHKARKO APP