Paralajmërimi i fortë i pedagogut: Ja çfarë do të ndodhë tani me studentët
Aktivisti dhe pedagogu i njohur, Ergys Mërtiri ka paralajmëruar se dekanë dhe rektorë të universiteteve publike në vend do të ushtrojnë presione dhe forma të ndryshme kërcënimi ndaj studentëve protestues për të qenë pjesë e leksioneve në auditore.
Postimi në rrjetet sociale
Pasi i mbajti freshistët në shesh për të “depolitizuar” protestën, tani po i fut në mësim. Tani fillojnë presionet e kërcënimet ndaj protestuesve, pikërisht nga ata dekanë e rektorë që i shpalli shkaktarë të gjendjes në universitet! E pra, janë këta të fundit që po bëjnë ç’mos për t’a shpëtuar kapitenin nga fundosja.
Kjo është protesta që kërkon të udhëheqë Edi Rama dhe ky është pakti ku qeveria ofron shumë më tepër se 8 pika.
KOHA JONË SONDAZH

