Paralajmërimi i fortë i zyrtarit të PD-së: Lojërat e fatit do të jepen me koncesion

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka sulmuar qeverinë lidhur me situatën aktuale politiko-ekonomike në vend.

Sipas Telitit, ndonëse ka një rritje ekonomike, ajo është thjeshtë statistikore por jo cilësore, pasi sipas tij sot jemi të fundit në rajon për thithjen e investimeve.

Këshilltari demokrat teksa fajësoi kryeministrin Rama tha se “Mbi 5 mijë biznese kanë falimentuar për shkak të keqmenaximit të ekonomisë nga qeveria”. Ai shtoi se, “sukses do të ishte trendi i rritjes së bizneseve” gjë që sipas tij nuk po ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim ai u ndal edhe tek lojërat e fatit, ku teksa akuzoi Kryeministrin se nuk ka mbyllur lojërat e fatit, por i ka shtetëzuar ato, paralajmëroi dhënien e tyre me koncesion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pyetja që duhet të ngremë është: Nuk do të ketë lojra të fatit apo u shtetëzuan ato.

Po të shohim ligjin e mëparshëm, ishte për eliminim total të lojrave të fatit, por në komision të ekonomisë dhe në seancën plenare nuk i miratua mbyllja totale, por shtetëzimi i tyre. Nëse Rama do të vazhdojë të jetë në qeveri, për të cilën jam i sigurtë që nuk do të ndodhë, por edhe sikur, ju garantoj se do të jemi sërish në këtë studio ku do të flasim për një tjetër koncesion PPP, këtë herë për lojërat e fatit.

Pra ata nuk janë eleminuar por po shtetëzohen”, – tha Teliti.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/216266549326838/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?