Paralajmërimi i gazetarit: I pashmangshëm arrestimi i Dakos dhe zyrtarëve të tjerë socialistë
Gazetari Basir Çollaku shprehet se arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako është çështje ditësh. Në emisionin ‘360 gradë’, ai shkoi më tej duke paralajmëruar se përveç Dakos, do vihën në pranga edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
“Do arrestohet ata që janë në dosje. Njerëzit që janë për tu përballur me ligjin dhe duhet të shkojnë në qeli janë bashkëpunëtor të Ramës; janë kryebahkiak, prefekt dhe deputet. Nuk mund të zhdukesh provat që janë brenda. Është fillesa e arrestimeve. E pashmangshme arrestimet e zyrtarëve të përmendur në dosje”, deklaroi ai.
Në dosjen ‘339’ janë përmendur edhe emra të tjerë, si ish ministrat Damian Gjiknuri, Taulant Ballën, Qazim Sejdinin, etj. Në fund, ai i bëri thirrje policisë të mbajë nën mbikqyrje personat që e dosjes ‘339’, pasi një pjesë e tyre mund të largohet nga vendi.
KOHA JONË SONDAZH

