Paralajmërimi nga Italia: Të infektuarit që nuk mbahen në spital janë ‘bomba biologjike’

AFP nëpërmjet një shkrimi të fundit për situatën e rënduar në Itali nga epidemia e koronavirusit, përcjell alarmin e mjekëve italianë për të ashtuquajturat “bomba biologjike”, të cilat sipas tyre janë pacientët ende të pashëruar që grumbullohen në shtëpitë e kujdesit.

Kështu mësohet se mjekët dhe sindikatat italiane kanë paralajmëruar se politika qeveritare për të dërguar pacientët e trajtuar nga spitali, por ende pozitiv ndaj koronavirusit në shtëpitë e përkujdesjes është si përgatitja e “bombave biologjike”.

Me mbi 28,000 njerëz në spital, përfshirë më shumë se 4,000 në kujdesin intensiv, shtretërit duhet të çlirohen sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe ata që nuk janë në gjendje të izolohen në shtëpi, janë transferuar në shtëpitë e përkujdesjes ose hotelet e posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Virusi tashmë ka depërtuar në objektet e qëndrat e përkujdesjes në të gjithë vendin, në atë që po quhet “masakra e heshtur”. Qindra njerëz në shtëpitë e përkujdesjes kanë frikë se i janë nënshtruar sëmundjes – mbi 600 në rajonin e goditur rëndë në Bergamo – edhe pse të dhënat ekzakte janë të pamundura për t’u gjetur, me shumë viktima që raportohet se nuk testohen, thonë ekspertët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kanë shprehur shqetësime serioze për sigurinë e 300,000 banorëve në 7,000 shtëpitë e kujdesit në Itali.

“Në një luftë si kjo, ne nuk mund ta ekspozojmë veten në rrezikun e përsëritjes së shpërthimeve të reja që rrezikojnë t’i kthejnë shtëpitë e kujdesit në” bomba biologjike “që përhapin virusin,” i tha AFP, Raffaele Antonelli Incalzi, kreu i shoqërisë italiane geriatrike SIGG.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?