Paralajmëron Drejtoria Detare: Bregdeti do të përfshihet nga erërat e forta. Siguroni mjetet!

Bregdeti shqiptar ditën e hënë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s nga drejtimi Jug-Jug Perëndim.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare, sipas të cilës forca e detit gjatë 28 janarit do të jetë 7-8 shkalla Boufort.

Në këtë kuadër, DPD apelon të gjithë lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e vendit dhe hapësirat detare që të marrin masat për sigurimin e mjeteve të tyre si dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?