Dallgë deri në 7 ballë, paralizohet puna në Portin e Durrësit, tragete dhe anije mbeten në kalata

Autoriteti Portual Durrës ka informuar mbi mbi situatën e motit, i cili ka paralizuar lëvizjen e trageteve dhe anijeve.

Sipas AP, mëngjesin e sotëm vijon prezenca e kushteve të paqëndrueshme atmosferike💨duke ndikuar në veprimtarinë përpunuese në Portin e Durrësit.
🔹Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut🌊

 

🔹Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit.

🔹4 anije tregtare ndodhen të akostuara në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit🏗.

🔹Forca e erës shënon 10-11 m/s, ndërsa forca e detit deri në 7 në det të hapur🌊.

Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës minutë pas minuti, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës.

SHKARKO APP