Parandalimi i korrupsionit, ministri Manja marrëveshje me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia, President i Agjencisë Kombëtare Italiane Antikorrupsion kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje dypalëshe në Romë të Italisë.

Pala italiane me një eksperiencë të konsoliduar në trajtimin e korrupsionit, do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të MD, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.

Kjo marrëveshje do t’i shërbejë drejtorisë antikorrupsion për trajnimin e kapaciteteve njerëzore me ekspertizën e shkëlqyer që ofrohet nga ANAC. “Do punojmë me moton: Dy agjenci një drejtim. Një marrëveshje shumë e rëndësishme për drejtorinë tonë. Do e shtrijmë procesin e edukimit për këtë problematikë në të gjithë sistemin arsimor”, tha Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?