Parandalimi i pastrimit të parave, Balluku: Inteligjenca artificiale, pjesë e operacioneve

Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë edhe e operacioneve për parandalimin e pastrimit të parave.

Në konferencën e zhvilluar për fenomenin zv. kryeministrja Belinda Balluku shpjegoi detyrimet që ka vendi për të qëndruar jashtë listës gri nga Komisioni Europian, në te cilën u dizenjua në 2020-ën.

Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së informacionit me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës. Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare. Kemi në fokus të takimit disa çështje kryesore ku çështja e parë është miratimi i vlerësimit kombëtar të riskut dhe planit të veprimit të tij. Pika e dytë është miratimi i disa fushave ku do të duhet të përqendrohemi si dhe rekomandime të posaçme teknike që mund të kenë ndryshuar vitet e fundit”, tha Balluku.

SHKARKO APP