Parandalohet atentati ndaj Zoran Zaev, si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë
Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë parandaluar një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zbulojnë sot mediat greke.
Mësohet se pas firmosjes së Marrëveshjes së Prespës ka pasur një tentativë për ekzekutimin e Zaev-it, por Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpëtuar jetën kreut të qeverisë.
Dyshohet se përpjekja u financua pjesërisht nga organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës së vendeve të treta, të cilët shkonin në Shkup si agjentë tregtarë apo drejtues të mediave.
Shërbimet greke të inteligjencës informuan Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm“, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike.
Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzoi Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin, Zoran Zaev, në detaje.
Po ashtu qeveria Tsipras larjmëroi shërbimet amerikane dhe bashkërendoi punën me këta të fundit. Shërbimet Amerikane konsideronin se “forcat që kanë interes të mos nënshkruajnë Marrëveshjen do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti” .