Parandalohet krimi në familje, sekestrohet kallashnikovi

Agjentë të policisë të qarkut Fier kanë bërë të mundur pasditen e së premtes degradimin e një konflikti në familje në përdorim armësh.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, komisariati i policisë në fshatin Jagodin kanë marrë informacion se në shtëpinë e familjes Kapo po zhvillohej një konflikt mes dy bashkëshortëve.

Menjëherë uniformat blu janë nisur për atje dhe kur kanë mbërritur kanë vënë në pranga të zotin e shtëpisë, shtetasin Aleksandër Kapo, si dhe kanë sekuestruar një armë automatike të tipit Kallashnikov.

Në njoftimin zyrtar saktësohet se shtetasi në fjalë është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit të Fierit./ Top Channel

SHKARKO APP