Parandalohet vrasja, policia arreston 40 vjeçarin me armë në duar

 

Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë, gjatë pasdites së djeshme pasi  në lagjen “29 Nëntori”, 40-vjeçari Ilir Halilaj ka kanosur me armë zjarri 51-vjeçarin me iniciale E.J.

Halilaj është arrestuar në flagrancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kallashnikov, një krehër me 28 fishekë model 56, kalibër 5.62 dhe një qese plasmasi ku brenda kishte 33 fishekë model 56, kalibër 5.62.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po heton për shkaqet e konfliktit mes dy personave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?