Parashikimet, drejt përmbytjes zona e nën Shkodrës

Ndërsa duket se ka rënë rreziku i përmbytjeve në zonën e Vlorës dhe Fierit, pasi niveli i Vjosës nuk do të rritet, duket se është rikthyer rreziku i përmbytjes në Shkodër e nën-Shkodër.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, përmbytjet në Shkodër varen vetëm nga menaxhimi i kaskadës së Drinit.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, sot  (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) do të vazhdojë ulja e  prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06). Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por  rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 14

në vendet e ulëta: 1 / 15

në vendet malore: -3 / 9 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?