Parashikimi i motit për muajt prill-maj dhe krejt verën e vitit 2016

Ditët e para të muajit prill 2016, po karakterizohen nga mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura që shkojnë deri në 28 gradë celsius.

E martë 5 Prill Shqipëria do të ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare, informon lexuesit e NOA.al, Shërbimi Metereologjik Shqiptar, Meteoalb. Ndërsa me vranësira më të dendura paraqitet situata meteorologjike në verilindje dhe juglindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës së martë do të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët dhe lokale ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit do të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të  fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kjo kohë pritet të vazhdojë deri të enjten në mbrëmje.

Menjëherë më pas, pritet tre ditë me shira dhe temperatura që do të luhaten nga 10 deri 18 gradë celsius.

Java e ardhshme do të risjellë motin me diell dhe rritje të temperaturave deri në 26 gradë celsius.

Për analizimin e trendit të motit dhe parashikimin në avancë për gjashtë muajt e ardhshëm, janë përdorur të dhënat dhe produktet e Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit, Qendra Virtuale për Ndryshimet Klimatike për Evropën Juglindore, Administrata Nacionale Oqeanike Atmosferike, Qendra Nacionale për Parashikime Atmosferike, Shërbimi Meteorologjik i Britanisë së Madhe dhe qendra të tjera hulumtuese botërore.

Sipas të dhënave që ofrohen nga këto shërbime të specializuara metereologjike, trendi i rritjes graduale të temperaturave të ajrit do të vazhdojë edhe përgjatë gjithë muajit prill.

Por edhe më tej do të ketë periudha të ndryshueshme të motit, të zakonshme për muajin prill, evidentohet nga Shërbimi Metereologjik Europian.

Analizat e ekspertëve të meteorologjisë tregojnë që nga fundi i prillit deri në maj do të vazhdojë trendi i rritjes së temperaturave ditore, dielli në kombinim me paqëndrueshmërinë atmosfereik të pasdites dhe proceset me lagështi në atmosferë, në veçanti gjatë muajit maj.

Sakaq, vera pritet të jetë e nxehtë dhe të nisë e tillë që në qershor.

Në gjysmën e parë të verës parashikohet ndikim më i madh i zonës subtropikale në shtypje të lartë dhe cikle me ngrohtësi më intensive në Italinë jugore dhe në pjesën jugore të Ballkanit.

Ndaj shirat pritet të jenë të përsëritura këtë verë edhe pse në më të shumtën ajo do të jetë e nxehtë.

Orari dhe dinamika e masave ajrore nga Deti Mesdhe do të ndikojë në krijimin e sistemeve frontale dhe stuhive, nga Franca jugore përmes pjesës veriore të Italisë në pjesën veriore të Gadishullit Ballkanik. Nga kjo, Mesdheu i ngrohtë dhe me lagështi, do të krijojë kushte të favorshme për krijimin dhe zhvillimin e reve të shpërndara, të cilat do të ndiqen nga erëra të fuqishme, rrufe, breshër dhe shira lokale të vrullshme.

Gjithashtu, është bërë analizë e indekseve klimatike, siç janë El-Ninjo Oscilacioni Jugor (ENSO) dhe Oscilacioni veri-atlantik (NAO), si lëvizje klimatike, të cilat paraqiten si rezultat i reaksionit të atmosferës në ndryshimet e temperaturave në sipërfaqen e deteve, lagështisë së tokës, borës dhe akullit.

Sipas parashikimit, fenomeni El-Ninjo si periudhë e devijimit të temperaturave në sipërfaqen e ujërave të oqeaneve në pjesën ekuatoriale të Oqeanit Paqësor vazhdon të dobësohet, por temperaturat tropikale në ujërat oqeanik të Paqësorit ende do të jenë më të larta nga mesataret.

Sipas ekspertëve të meteorologjisë, kalimi në ENSO-n e neutralizuar, me siguri do të ndodh në fillim të verës të vitit 2016, me mundësi të madhe në fillim të vjeshtës, tanimë të zhvillohet El Ninja, si fazë e ftohtë, në të cilën temperaturat oqeanike në pjesën ekuatoriale të Paqësorit do të jenë më të ulëta se mesataret.

Pse fenomeni El Ninjo ka ndikim në qarkullimin atmosferik oqeanik botëror dhe prej atje edhe në sistemet e shtypjes së ulët dhe të lartë, rrymat, frontet, erërat dhe reshjet në stinën në vazhdim  nuk pritet ndikim më i madh në kohën në Evropë, përfshirë Shqipërinë dhe trojet përtej kufirit, në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Sipas statusit të tanishëm të NAO-së, që ndikon në fuqinë dhe drejtimin e erërave perëndimore dhe rrugëve të stuhive në Atlantikun verior dhe Kontinentin evropian, ekziston fazë e dobët e zhvillimit të këtij oshilacioni, me dobësim gradual, që do të mundësojë zvogëlim të fuqisë dhe dinamikës së sistemeve dhe erërave perëndimore të cilat sjellin lagështi në Oqeanin Atlantik.

Analiza e detajuar e të dhënave nga modelet klimatike, sugjeron dallime të vogla në krahasim me devijimet e temperaturave dhe reshjeve për të njëjtët stinë pranverë-verë në raport me mesataret.

Qendra Evropiane për Parashikim të Motit jep edhe parashikime me gamë të zgjeruar, në formë të parashikimeve mujore të kohës duke u fokusuar në anomalitë shtatë ditore (devijimet) të temperaturave dhe reshjeve në raport me mesataren 20 vjeçare klimatike.

Kështu sipas këtij sistemi, parashihen rritje të temperaturave të ajrit në dy metër lartësi në kufijtë prej 1-3 gradë Celsius, deri 5 gradë Celsius në periudhën prej 4 deri 10 prill, që do të thotë që në këtë periudhë koha sigurisht do të jetë më e ngrohtë nga mesatarja për këtë periudhë.

Sipas parashikimeve të stinëve në Qendrën Evropiane, devijimi i temperaturave mesatare në shtresën e parë të atmosferës dhe nëpër male, në stinët në vazhdim pranverë-verë do të jenë më të larta për 0,5-1,0 gradë Celsius. Në tremujorin e parë prill-maj-qershor nuk ka devijime në raport me reshjet. Kurse në korrik-gusht-shtator pritet rreth 50 milimetër më pak reshje nga shuma totale në raport me mesataren për këtë periudhë.

Në lidhje me shtypjen mesatare të reduktuar në nivel detar, nuk ka ndryshime domethënëse, përderisa shtypja 500 mb parashihet në dy ciklet të ketë zhvillim pozitiv, që do të thotë se do të ekzistonin kushte për verë më të ngrohtë dhe më pak jo stabile.

Duke pasur parasysh informacionet stinore të Qendrës Nacionale për Parashikime Atmosferike të SHBA-së (NSER), të fituara me ndihmën e modelit atmosferë-oqeanike, situata për pamjet e mundshme të kohës në stinët pranverë-verë vetëm pak ndryshon. Kështu për shembull pritet rritje temperaturave në muajin prill, të jenë prej 0,5-1 gradë Celsius nga mesatarja e viteve të kaluara.

Sipas ekspertëve metereologë, situata në muajin maj është pak më ndryshe, ku parashihet një nivel temperaturash disi më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme.

Për përgatitjen e pamjes stinore të verës, janë përdorur produkte nga Qendra virtuale për Ndryshimet klimatike për Evropën Jug-lindore (SEEVCCC). Kjo qendër nga qershori i vitit 2009 në mënyrë operative formon 7 parashikime mujore stinore për kohën në Evropën Jug-lindore si dhe skenarë klimatik, me modelin atmosferik-oqeanik bashkëkohorë rajonal (RCM-SEEVCCC). Rezultatet nga ky model, janë të qëndrueshme dhe i konfirmojnë edhe parashikimet stinore të Qendrës Evropiane dhe Qendrës Nacionale për parashikim në SHBA.

Në muajt prej korrikut-shtatorit, ato do të lëvizin në korniza të mesatares klimatike. Në raport me reshjet, nuk parashihen devijime, përderisa përgjatë muajit maj është e mundur rritje e anomalive të reshjeve nga mesatarja klimatike.

Muaji qershor pritet të jetë më i thatë, me deficit të reshjeve dhe devijime në kufijtë prej 0,2-0,6 milimetër. Një trend i ngjashëm si në qershor parashihet edhe në korrik.

Në krahasim me mesataren klimatike priten rritje prej 2-3 gradë Celsius përgjatë verës në muajt qershor dhe korrik. Kurse gushti dhe shtatori do të jenë në kufijtë e mesatares së motit të nxehtë që ishte vitin e shkuar, – thonë ekspertët e meteorologjisë.

Parashikimi i përditshëm i motit nga Meteoalbmoti noamoti noa2moti noa3

SHKARKO APP