Parashikimi! Çfarë do ndodhë me motin nga sot pasdite

Reshjet e shiut ishin prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së sotme dhe sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara, sasia më e lartë e reshjeve gjatë natës është regjistruar në Sarandë me 66.0 mm, Vlorë me 38.0mm, Berat me 23.0mm e pjesa tjetër më pak se kjo sasi.

Në zonat malore në Veri-Verilindje dhe Juglindje në lartësin mbi 900 metra reshjet ishin në formën e dëborës.

Por sipas SHMU, kjo situatë e rënduar meteorologjike tashmë ka kaluar duke i lenë vendin masave ajrore të qendrueshme për pjesën tjetër të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ditën e Diel moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranasëira të pakta kalimtare keto kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.

Në fushën termike pritet një rënie në vlerat minimale më konkretisht:

zonat malore 0ºC deri në 12ºC
zonat e ulëta 5ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?