Parashikimi i frikshëm, gazetari: Do ketë të tjera ngjarje kriminale

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” paralajmëroi se do të ketë të tjera ngjarje kriminale në vend. Sipas Hoxhës niveli i krimit është i frikshëm dhe nuk përjashton mundësinë e të tjera ngjarjeve të rënda.

”Është e frikshme në çfarë niveli ka arritur krimi i organizuar dhe një një periudhë të shkurtër fatkeqësisht do të dëgjojmë edhe ngjarje të tjera. Në analizën timë kjo është një periudhë që do korren të gjitha, gjithë kjo amnisti që i është bërë krimit në një moment të caktuar do pëlcasë. Frika është që të mos pëlcasë edhe në ekonomi sepse bëhet fjalë për trafiqe shumë të mëdha të drogave të rënda”.

Më tej gazetari u shpreh se krimi i organizuar shqiptar është përhapur thuajse në të gjithë globin dhe se qarkullon para e madhe. ”Nëse do ti bësh një hartë krimit të organizuar shqiptar ajo e mbulon që nga origjina deri në shpërndarjen e saj në gjithë globin. Kjo do të thotë para shumë e madhe, dhe shqetësimi është ku investohet, në biznes, në politikë”.

Sipas gazetarit mafia shqiptare ka një karakteristikëtë veçantë, çka e kanë pranuar edhe ekspertët e huaj, pasi janë të vështirë për tu goditur. Hoxha thekson se organizatat shqiptare e ruajnë zinxhirin e tyre, punojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe se verpimtarinë e bëjnë jashtë dhe hesapet i lajnë këtu.

SHKARKO APP