Parashikimi i frikshëm i “Anonymous”: Qytetarët të fundit që…(VIDEO)

Anonymous ka paralajmëruar botën që të përgatitet për një luftë të re, mes tensioneve midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Aktivistët përmes një video të publikuar në Youtube, kominikojnë se “qytetarët do të jenë të fundit për tu njohur me realitetin se ka një luftë” kur ajo të shpërthejë e ndërsa qeveritë nga ana e tyre po përgatiten për betejë.

Më parë këtë muaj Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi një “konflikt të madh” me Korenë e Veriut dhe kjo është e mundur pasi tensionet po përshkallëzohen mbi programet bërthamore dhe raketat.

Grupi i hakerëve u shpreh më tej se: “Të gjitha shenjat e një lufte në gadishullin Korean janë duke u shfaqur, duke shikuar që secili vend me strategji në vend, por ndryshe nga luftërat e kaluara botërore edhe pse do të ketë trupa tokësore, beteja ka gjasa të jetë e ashpër, brutale dhe e shpejtë. Ajo gjithashtu do të jetë globale shkatërruese si në nivelet mjedisore dhe ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga pretendimet tyre janë mbi lëvizjet ushtarake në rajon, ku dyshohet se Pekini ka paralajmëruar qytetarët e saj që jetojnë në Korenë e Veriut të kthehen menjëherë në Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një luftë e vërtetë me pasoja të vërteta globale. Me tre superfuqitë e tërhequra në përzierje, kombet e tjera do të detyrohen të zgjedhin anët”, pohuan ata.

Anonymous paralajmëron se bisedimet e fundit midis Presidentit Trump dhe Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duturte, sinjalizojnë se bota është në prag të luftës. Grupi përfundon me mesazhin se: “Përgatituni për atë që vjen më pas. Ne jemi anonimët. Ne jemi Legjioni. Ne nuk falim. Ne nuk e harrojmë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për të shmangur udhëtimet në Korenë e Veriut.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GfOC2nz5Nmc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?