Parashikimi i motit 14 Qershor 2024, reshje shiu dhe temperatura të larta
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit.
Hera-herës reshjet e shiut, pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët, do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, pritet të fitojë shpjtësi deri në 12m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 29°C
në zonat e ulëta 16 deri 33°C
në zonat bregdetare 16 deri 30°C