Parashikimi i motit/ Ja zonat ku do ketë shtrëngata

Pas ditës së hënë me reshje të shumta shiu dhe shtrëngata, dita e sotme duket se do të jetë me qetë dhe me më pak reshje.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme reshjet e shiut do të jenë më të shumta në pjesën veriore të Shqipërisë.

Në Shkodër mund të ketë edhe shtrëngata lokale shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq do të rriten temperaturat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë keni parashikimin e motit për ditën e sotme:

Reshjet

Ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Në qarkun Shkodër ato priten të jenë lokalisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Intensiteti i tyre do të vijë duke u dobësuar gjatë ditës së sotme.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 28 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 28 °C.

Era

Ditën e sotme era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në bregdet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?