Parashikimi i motit: Në fundjavë sërish reshje

Moti pritet të përmirësohet gjatë orëve në vijim duke sjellë ndërprerjen e reshjeve në të gjithë vendin. Por sipas parashikimit të Shërbimit Ushtarak Meteorologjik reshjet pritet të kthehen sërish me intensitet të lartë në fundjavë kryesisht të dielën në mbarë territorin e vendit.

Reshjet intensive të shiut pritet të ndërpriten gjatë orëve në vijim për tu rikthyer përsëri me shtrëngata që do të përfshijnë të gjithë vendin në fundjavë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se gjatë të premtes moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira.

Elsona Gjoni: “Rikthim të reshjeve të shiut do të kemi ditën e shtunë gjatë orëve të pasdites kryesisht në Veri-Perëndim të territorit. Reshjet do të jenë të karakterit lokal , ndërsa dita e dielë do të jetë ajo e cila do të përfshijë  gjithë territorin me reshjet e shiut. Madje do të jenë lokalisht edhe me karakter shtrëngatash dhe stuhi të përqëndruara në Ultësirën Perëndimore . Është për të theksuar se fundjava do të ketë dhe një rritje të ndjeshme  të temperaturave në të dyja ekstremet e tyre.”

Lezha ka qenë zona me intesitetin më të lartë të reshjeve e ndjekur nga Elbasani dhe Kukësi.

Elsona Gjoni: “Ditët e fundit të kësaj jave kanë pasur mot të paqëndrueshëm ku intesiteti më i lartë i reshjeve është regjistruar në Lezhë me 99 mm,Tirana me 66.2 dhe Elbasani me 89.0 mm reshje shiu.”

Gjatë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut shumë zona të venditt u përfshinë nga

SHKARKO APP