Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 maj 2024

Le të shohim një përmbledhje të parashikimit të motit për ditën e sotme, 5 maj 2024

Në mëngjes: Moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë me depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore.

Në mesditë: Do të vijojë të jetë i kthjellët, por me vranësira të lehta dhe kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta.

Zonat malore Lindore do të kenë vranësira më të dendura dhe shira të dobët lokalë.

Temperaturat: Do të variojnë nga 4°C në verilindje të vendit deri në 25°C në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era: Do të jetë e lehtë dhe mesatare, duke fryrë me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke sjellë dallgëzim të ulët në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 25 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

 

SHKARKO APP