Parashikimi i motit për ditën e sotme, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ditën e sotme vendi ynë, edhe për këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar, që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

Nga sa u përmend edhe më lart, vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira fare të pakta kalimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë, për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?