Parashikimi i motit/ Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash
Këtë të diel moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje.
Në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e borës. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.