Parashikimi – Katër tërmetet e frikshme që mund të godasin botën

Pse korja e Tokës po lëkundet në mënyrë të vazhdueshme, të forta dhe të papritura? Vetëm gjatë ditëve të fundit, pasur pesë tërmete të fuqishme në nivel global.

Sizmologu i njohur i tërmeteve, Roger Bilham bën parashikimin më të keq të mundshëm. Ai thotë se mega tërmete katastrofale do të godasin në vijim tokën.

Biklham është profesor në Universitetin e Kolorados, i cili bëri bujë me deklaratat e tij duke paralajmëruar se bota mund të përjetojë “në kushtet aktuale edhe katër tërmete të fuqishme me magnitudë 8.0 ballë”.

Nëse parashikimet e tij janë të sakta, atëherë planeti ynë shumë i rrezikuar dhe qytete të tëra mund të zhduken.

Që prej fillimit të këtij viti, Azia e Jugut është goditur nga një numër i jashtëzakonisht i madh tërmetesh.

Po ndodh në Japoni

Gati 250 000 njerëz janë evakuuar për shkak të frikës së tërmeteve në Japoni, ndërsa skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet dëshpëruese për të mbijetuar nën rrënoja.

Tërmeti prej 7.3 ballësh goditi të shtunën në mëngjes vendin, duke vrarë të paktën 32 njerëz si dhe duke plagosur rreth 1 mijë të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të shumta materiale në shtëpi, rrugë dhe ura.

Ky është tërmeti i dytë i madh që goditi provincën Kumamoto në ishullin Kyushu në më pak se 24 orë. Tërmeti i të enjtes në darkë vonë shkaktoi vdekjen e nëntë personave.

Gjatë kësaj të diele, ekipet e shpëtimit kërkuan për të mbijetuar nën rrënoja dhe për ata të varrosur gjallë, ndërsa për të mbijetuarit u shpërndanë ushqime dhe ujë.

Fabrika të mëdha si Sony, Honda apo Toyota ndaluan prodhimin për shkak të dëmeve të mëdha në jug të vendit. Ekipet e shpëtimit nxorën 10 studentë nga një apartament i shembur në qytetin universitar të  Minamiaso të shtunën.

“Forca e Mbrojtjes, policia dhe zjarrfikësit kanë qenë duke punuar për të shpëtuar njerëzit por ka ende shumë persona që mungojnë”, tha kryeministri Shinzo Abe.

“Qeveria do të vendosë më tej të gjitha mjetet e mundshme, duke zgjeruar praninë e trupave në 25,000 vetë”

Ai tha se kishte pranuar një ofertë amerikane ndihme për transportin ajror të të shpëtuarve.

 

SHKARKO APP