Parashikimi, këtë javë mot i kthjellët, por i ftohtë

Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, parashikon një mot të kthejllët por me temperatura mjaft të ulëta për të gjithë javën në vazhdim.

Sipas saj kryesisht zonat e thella malore apo dhe në Korçë pritet temperaturat të jenë të ulëta

Ndërkohë moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta ka përfshirë të gjithë vendin. Edhe dita e sotme ka nisur me temperatura deri në -15 °C në Bulqizë, ndërsa në Burrel deri në 10 °C. Po ashtu problem me të ftohtin dhe ngricat ka në qarkun e Kukësit, në Zapod, Grykëçaje, Kalis, Arren, Topojan.

Ngricat kanë pushtuar edhe zonat fushore të vendit, ndërsa më problematike situata paraqitet në zonat verilindore dhe juglindore.

SHKARKO APP