Parashkruhen dosjet e ‘97, ja sa janë mbyllur gjatë muajit korrik nga prokuroria e Sarandës
Një sërë dosjesh të vjetra janë mbyllur nga prokuroria e Sarandës gjate muajit korrik për shkak të parashkrimit të veprës penale si rrjedhojë e kalimit të shumë viteve që nga dita kur është regjistruar procedimi i ngjarjes. Krahas disa dosjeve të viteve 2010, 2011 e 2012, Prokuroria ka pushuar hetimet edhe për disa dosje të vitit 1997, për të cilat kanë kaluar 20 vjet dhe procedimi është pa autor. Kështu, disa nga dosjet e mbyllura, i përkasin këtyre ngjarjeve:
1. Në datë 03.11.1997, shtetasi Lutfi Dino Kamberi ka paraqitur kallëzim penal ku ka parashtruar se në datën 01.03.1997, ndërsa ishte duke udhëtuar me automjetin në pronësi të tij, të markës “Benc”, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, 5 persona të armatosur, të pa identifikuar prej tij, i kanë vjedhur nën kërcënimin e armës automjetin dhe dokumentacionin përkatës.
2. Në datë 29.10.1997, ish-Enti Social Kulturor i Ushtrisë, Filiali Sarandë, i Ministrisë së Mbrojtjes, ka paraqitur kallëzim penal ku ka parashtruar se në rastin e marrjes në dorëzim të detyrës nga Kryetari i Filialit Sarandë është konstatuar një proces shkatërrimi, vjedhjeje dhe zënie të ambienteve të ESKU-së Sarandë nga persona të panjohur dhe të pa indetifikuar.
3. Ne muajin Qershor te vitit 1997, persona te paindetifikuar kane hyre ne banesen e shtetasit Vladimir Vangjeli ndodhur ne lagjien nr. 4 Sarande dhe banesa e vajzes se shtetasit Stavro Guveli dhe i kane marre disa sende te luajtshme, 2 frigorifere, 2 televizore, sende guzhine etj.
4. Në datën 18.03.1997, dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike, nën kërcenimin, i kanë marrë armën pistolete që dispononte për shkak të detyrës shtetasi {xxx} punonjës në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Pasi janë kryer veprimet hetimore dhe nuk është arritur të identifikohet autori i vjedhjes, me vendimin e datës 25.03.1998, është pezulluar kjo çështje dhe i ka kaluar për veprime hetimore Komisariatit të Policisë Sarandë, për shkak së nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të kryerjes së veprës penale.
5. Në datën 01.03.1997 rreth orës 20.00 një grup njerëzish kanë sulmuar Komisariatin e Policisë Sarandë.Ata kanë marrë në mjediset e Komisariatit sende mes të cilave armën automatike dhe pistoletën e shtetases Sherjare Cika me detyrë sekretare.Arma ndodhej në armaturën e institucionit.Autorët e ngjarjes nuk dihen
Policia gjyqësore pas kallzimit të shtetases Sherjare Çika ka dokumentuar faktin penal me aktet përkatëse.Auorët nuk janë identifikuar.
Në përfundim të veprimeve të mundshme hetimore me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, në datën 18.03.1998 është vendosur nga prokurori pezullimi i hetimeve, pasi nuk është njohur autori i veprës penale, duke ia kaluar aktet Komisariatit të Policisë Sarandë.
6. Ne daten 02.03.1997 persona te armatosur dhe me maska kane shkuar per te vjedhur dhe shkatërruar dhe djegur institucionin e Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Sarande .
Menjehere eshte formuar grupi hetimor dhe ka kryer disa veprime hetimore dhe nuk ka arritur te identifikoje autorin e vjedhjes dhe shkatërrimit te DRSSH Sarande , dhe keshtu prokurori me vendimin e tij dt. 20.10.1998 ka vendosur pezullimin e hetimeve te ketij procedimi penal dhe i ka kaluar aktet per veprime te metejshme hetimore Komisariatit te Policise Sarande, per shkak se nuk eshte bere e mundur identifikimi i autorit te kryerjes se kesaj vepre penale.
7. Në datë 18.08.1997, shtetasi Kosta Kristo Mari ka paraqitur kallëzim penal ku ka parashtruar se shtetasi P. A dhe persona të tjerë të armatosur që nuk janë identifikuar prej tij, i kanë vjedhur një sasi parash.
Hetimet ndaj shtetasit P. A kanë përfunduar në kuadër të procedimit penal nr. 38, të vitit 1997, ndërsa për shkak se nuk janë gjetur bashkëpunëtorët, janë veçuar aktet dhe është regjistruar procedimi penal nr. 63, i vitit 1998. Në lidhje me këtë procedim, nga organi procedues janë kryer veprimet e mundshme hetimore, por deri aktualisht nuk janë identifikuar personat e tjerë bashkëpunëtor të shtetasit P. A.
8. Në datën 01.03.1997 rreth orës 22.00 një grup njerëzish u drejtuan tek Porti i qytetit te Sarandës.Komandati i Policisë Kufitare z.Dashamir Rrapaj mblodhi armët e efektivit, lloji pistoletë dhe i vendosi në kasafortë për shkak të konfrontimit me turmën.Grupi i njerëzve hyri në mjediset e policisë kufitare, hapi me forcë kasafortën duke marrë armët mes të cilave edhe atë të efektivit Thanas Gjika dhe më tej u largua. Forcat policore nuk reaguan për shkak të situatës.’
Policia gjyqësore pas kallzimit të shtetasit Thanas Gjika ka dokumentuar faktin penal me aktet përkatëse.Auorët nuk janë identifikuar.
Në përfundim të veprimeve të mundshme hetimore me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, në datën 18.05.1998 është vendosur nga prokurori pezullimi i hetimeve, pasi nuk është njohur autori i veprës penale, duke ja kaluar aktet Komisariatit te Policise Sarande.
/Balkanweb
KOHA JONË SONDAZH

