Paratë e krimit? Lleshaj: Në xhepin e Policisë. Deputetët e PS-së: Jo
Një nga 15 kushtet e Bashkim Europian për Shqipërinë, është edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i bindur se ka ndikuar pozitivisht me OFL-në.
Lleshaj kërkon që njerëzit në vijën e parë të luftës të shpërblehen, pikërisht me paratë e konfiskuara nga krimi. Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, t’i kalojnë pronat e sekuestruara nga OFL.
Me paketën anti-KÇK, merr më shumë kompetenca por dhe kalon në varësi të ministrisë së Brendshme. Sipas ndryshimeve në ligjin antimafia, 60% e parave që gjenerohen nga pronat e krimit, shkojnë për Policinë e Shtetit, por dhe punonjësve më të guximshëm të agjencisë.
Pritshmëritë e ministrit i prishi Komisioni i Ligjeve, i cili e quajti absurde mbështetjen që i kishte dhënë homologia e financave. Se në cilin xhep do të futen paratë e krimit, duket se do të vendoset në seancë.