Paratë e marra nga FMN apo BE? Ministrja Denaj: Jo për shtresat në nevojë
Paratë e marra hua nga FMN, BE dhe tregu i brendshëm, sipas Ministres së Financave, Anila Denaj tha se ato nuk shkojnë direkt për shtresat në nevojë por vijnë për të mbuluar dhe realizuar deficitin buxhetor që është 2-fishuar për shkak të masave që janë marrë për përballimin e situatës së Covid-19. Nga ana tjetër, Denaj theksoi se këto para po jepen por përmes masave dhe paketave financiare që ka ndërmarrë qeveria dhe këto huan të marrë do të mbulojnë dhe balancojë pikërisht këtë deficit të krijuar prej këtyre masave.
Përgjigjja
Më duhet të sqaroj se çdo mbështetje me hua nga FMN, BE dhe tregu i brendshëm është një mbështetje për të realizuar deficitin e buxhetit shtetëror. Ne kishim një deficit në nivelin A dhe sot e kemi dyfishuar ketë me marrjen e masave. Ky 2-fishim i deficiti do të vijojë të rritet dhe do të ketë nevojë për mbështetje financiare dhe kjo nuk përkthehet se ne po marrim kredi dhe pse kjo kredi nuk po shkon në shtresat në nevojë. Pasi kjo po bëhet përmes masave që po merr shteti aktualisht. Pra këto para shkojnë për të balancuar diferencën e deficitit të buxhetit dhe masave që po merren aktualisht. Vetëm paratë që janë dhënë në mbështetje të luftës ndaj COVID-19 dhe pajisjeve mjekësore do të shkojnë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe këto fonde janë ende duke u vlerësuar.