Paratë nga prostitucioni ia merrnin prindërit e të dashurit, rrëfimi tronditës i një 17-vjeçareje

Pasi ishte shfrytëzuar dy vite për para nga familja e të dashurit të saj, një adoleshente u prangos nga policia pak kohë më parë. Vajza që ishte detyruar të ushtronte prostitucion nga familja e të dashurit të saj, vetëm 17-vjeçe, u zbulua në një prej hoteleve në Tiranë, me dy klientët e saj, të cilët u arrestuan nga policia. Arrestimi i tyre u bë mesnatën e 25 nëntorit 2014 në dhomën e një hoteli pranë mbikalimit të Kasharit, pasi adoleshentja ishte përcjellë nga vjehrri i saj me iniciale M.B., drejt një lokali nate, ku kishte takuar klientët. – “Së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe janë gjetur tre personat të zhveshur lakuriq në vaskë. Janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç. Është vënë re se në tavolinë kishte gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve. Në momentin kur është hyrë në dhomë, shtetasi E.R, ka marrë pjatën dhe e ka hedhur në drejtim të vaskës. Më pas iu është thënë të visheshin. Minorenia P.B, ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë”, përshkruhej ndërhyrja e policisë në vendimin e Gjykatës.  Gjykata e Tiranës dha vendimin pak ditë më parë, ku e reja u dënua me 4 muaj burg, por më pas vendimi u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Dy klientët e saj 34-vjeçarë E.R., dhe E.H., u dënuan me nga 9 muaj heqje lirie, për akuzën e “prostitucionit”. Adoleshentja ka dëshmuar para policisë se ishte braktisur nga familja prej dy vitesh, prej ku u strehuar në banesën e të dashurit të saj. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar prostitucion, të cilën e konsideronte si “punë”, por me paratë që fitonte shpërblehej familja e të dashurit. Sipas saj, punën si prostitutë e ka nisur vite më parë, duke u influencuar nga shoqet e veta, si dhe ka treguar dhe raste të tjera të prostitucionit në ambiente të ndryshme. – “Ajo thotë se familja e të pandehurit M.B. kishte dijeni që ajo ushtronte prostitucion, por në asnjë rast ata nuk i kanë siguruar klientë apo ambiente ku ajo të ushtronte prostitucion. Kontaktet me klientët ajo i vendoste vetë nëpërmjet telefonit”, citohej deklarimi i minorenes në vendimin e Gjykatës.

SHKARKO APP