Paratë për transport falas? Belind Këlliçi ka 3 alternativa dhe një plan nëse dështojnë të tria
”Transporti falas është 100% i prekshëm dhe i realizueshëm, mjafton vullneti politik”,-tha kandidati i koalicionit bashkë fitojmë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ai dha 3 alternativa se ku do t’i gjejë paratë për këtë premtim elektoral, për të cilin u zotua se do të jetë për të gjithë qytetarët e Tiranës për 4 vite të mandati të parë.
Ku do gjendet paratë për transportin falas?
1-Nëse sot paguajmë 14 milionë euro për incenerator fantazëm në Tiranë dhe kjo s’ka të bëjë me tarifën e pastrimit. Ne paguajmë për një shërbim që nuk e marrim. Unë pas 14 majit do të ftoj median SPAK-un dhe prokurorinë dhe do shkoj personalisht ne landfilldin e sharrës për të parë a trajtohen mbetjet në sharrë. Nëse kjo ndodh unë do shlyej detyrimet. Pa shkuar në arbitrazh, por nëse kjo nuk ndodh do të ndaloj pagesat dhe do i përdor për transportin falas dhe do kallëzoj penalisht personat përgjegjës.
2-Transporti kushton 1.5 milionë euro në muaj që do të thotë vetëm zbardhja e 2 lejeve të ndërtimit nga 100 në muaj. Me këto 2 leje mbulohet i gjithë transporti publik falas.
3-Duhet të kuptoni që në raportin e BB del që administrata tatimore e paaftë për të mbledhur 38% të taksave, që do të thotë ka informalitet dhe korrupsion të madh. Një nga këto është tarifa e hapësirës publike që kam premtuar ta përgjysmoj, se i hap rrugë korrupsionit. Tarifa e pastrim-gjelbërimit që nuk mblidhet rregullisht.
Këlliçi ka një tjetër plan nëse dështojnë të tre alternativat e mësipërme për të përmbushur premtimin e transportit falas për banorët e kryeqytetit.
“Me programin e ri të uljes së taksave dhe heqjes së taksave të infrastrukturës arsimore që është antikushtetuese do bëj të mundur zgjerimin e gamës së bizneseve që paguajnë rregullisht. Me prezantimin e taksës ë sheshtë. Me të njëjtën filozofi do të futem në Bashkinë e Tiranës që do të thotë 60 milionë euro më shumë taksa në buxhet. Nëse bien të tre këto opsione, 16.5 milionë euro janë vetëm 6.8% e buxhetit total të bashkisë.
Edhe nëse nuk bëhet asnjë nga këto ndërmarrje bashkiake që shërbejnë për të punësuar gazetarë part time do të marrë fund. 6.8% e buxhetit të bashkisë janë një shans i humbur për t’ia përkthyer në shërbim qytetarëve transportin publik falas. Kryetari i bashkisë duhet të jetë njeri serioz jo që shpërndan supë, që i përkthen taksat në shërbime e investime. Unë do ta dedikoj 6.8 % të buxhetit për qytetarët e transportin falas këto do i marr nga dieta mobilim zyrash dhe shërbime operative që janë të panevojshme për qytetarin e Tiranës”.