Paratë që merren nga rrugët? Qeveria krijon një ent kombëtar për monitorimin dhe mirëmbajtjen e tyre

Për rrugët me pagesë të ndërtuara nga paratë e buxhetit të shtetit, qeveria ”Rama 3” do të krijojë një Ent kombëtar të operimit rrugor për menaxhimin, monitorimin por dhe mirëmbajtjen e tyre. Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë parashikon krijimin e shoqërisë, me kapital 100% shtetëror dhe detyra të mirëpërcaktuara.

Vetë shteti do t’i menaxhojë këto para që më pas synojnë mirëmbajtjen infrastrukturore. Në Shqipëri, deri tani vetëm një rrugë është me pagesë, Rruga e Kombit, e ndërtuar me paratë e buxhetit, e cila operohet përmes koncensionarit. Vitin tjetër asaj pritet ti shtohet edhe tuneli I Llogarasë.

Ndërsa në vendim të qeverisë, parashikohet se “EKORR sh.a” për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, do të lidhet një marrëveshje e veçantë për kryerjen e veprimtarive. Vendimi parashikon edhe burimin e të ardhurave të shoqërisë.

Burimi i të ardhurave të shoqërisë janë:

a) të ardhurat nga tarifa vjetore që përftohet nga shoqëritë koncesionare që kryejnë shërbimin e operimit në rrugët kombëtare me pagesë, sipas përcaktimeve në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi;

b) të ardhurat nga tarifa që përftohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 7, të këtij vendimi, në bazë të marrëveshjes përkatëse;

c) të ardhurat nga arkëtimi i tarifës në rrugët me pagesë;

ç) të ardhura të tjera të ligjshme të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive sipas pikës 7, të këtij vendimi;

d) të ardhura të tjera të lejuara, si: grantet dhe huat.

VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Kapitali fillestar i shoqërisë do të jetë 50 milionë lekë, ndërsa më pas aktiviteti i saj do të financohet nga vjelja e të ardhurat të aktivitetit që do të kryejë.

SHKARKO APP