“Paratë se të qëllova”, arrestohet autori i grabitjes më armë zjarri

Një 29-vjeçar nga Korça është vënë në pranga si autor i dyshuar i një grabitje me armë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Boboshticë.

Klaus (Andi) Mullalli, 29 vjeç e banues në Korçë, u arrestua nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit dhe pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, njoftoi Policia. Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro.

Burime thanë se dyshohet se i riu i ka kërkuar paratë 26-vjeçarit përndryshe do ta qëllonte me armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e shumës monetare në dy valuta i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” parashikuar nga nenet 140, 278 dhe 84 të Kodit Penal, njoftoi Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?