Paris, delegacioni kuqezi në pritje të shortit (Foto)

 

Alban Bushi, ish-futbollist i kombëtares sonë dhe aktualisht pjesë e stafit kuqezi, ndodhet në Paris bashkë me delegacionin kuqezi, në pritje të shortit që do të hidhet pas pak momentesh.

Ai postoi një foto nga salla e Parisit, ku delegacioni kuqezi po pret çeljen e ceremonisë zyrtare dhe hedhjen e goglave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Duka dhe trajneri De Biasi kryesojnë delegacionin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe është kualifikuar për herë të parë në një event me kaq  rëndësi, ndaj edhe tifozët kuqezi presin me padurim të njohin kundërshtarët e Shqipërisë.

Thuajse të gjitha skuadrat e mëdha që ndodhen në dy vazot e para kanë preferuar të kenë Shqipërinë si kundërshtar, nisur nga fakti se ekipi ynë nuk eksperiencë dhe mund të mjaftohet me pjesëmarrjen historike.

Gjithsesi, Gjermania, Franca, Zvicra, Italia, Spanja, apo Portugalia e Ronaldos mund të jenë një nga ekipet e mëdha kundërshtare të kuqezinjve, në këto finale.     

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?