Paris, si e përjetuan terrorin ata që shpëtuan! Dëshmi tronditëse

Sirenat e policisë, zjarrëfikësve, ambulancave dhe gjaku që përhapej gjithandej. Pamje rrënqethëse, skena të llahtarshme nëpër rrugët e Parisit, tronditën botën mbarë. Terrorizmi ka lënë të vdekur deri tani të paktën 127 persona, sipas autoriteteve zyrtare,  ndërsa janë me dhjetëra të tjera të plagusor që po luftojnë me jetën.

Por ngjarjen që tronditi botën, si e kanë përjetuar atë njerëzit, që mundën fatmirësisht të shpëtonin jetën nga nata e djeshme e terrorit?

Pierre Montfort jetonte afër restorantit Cambodian në Rue Bichat, aty ku shtatë sulme me armë ndodhën në një mbrëmje të përgjakshme që Parisi nuk e kishte parë prej dekadash, ndoshta as gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne dëgjuam zhurmë armësh, që zgjatën rreth 30 sekonda. Menduam se ishin fishek-zjarre,” – theksoi ai.

Një tjetër dëshmitar që ishte në banesën aty pranë përshkruan skenën: “ Për një moment, shihnim vetëm flakë që dilnin nga armët. U trembëm sepse nga ta dinim ne se nuk do të qëllonin edhe drejt dritares sonë?”

“Ishte surreale, të gjithë njerëzit u shtrinë në tokë. Askush nuk lëvizte, as në restorant.”

 Njerëzit janë evakuuar me autobusë, në koncertin që zhvillohej në zonën tjetër të Parisit, Bataclan.

“Njerëzit nuk po kuptonin se ç’po ndodhte. Gjatë zjarrit pashë një burrë që vraponte dhe mbante në duar një vajzë të vogël, e cila dukej se ajo kishte vdekur.”

Një tjetër dëshmitar tha se dëgjoi krisma, që shpërthyen me breshëri, dhe që zgjatën dy deri në tre minuta.

 “Pashë disa trupa të përgjakur në tokë. Nuk e dija nëse ishin të vdekur,” – thekson ai.

“Ishte e përgjakur zona gjithandej,” – shprehet një tjetër dëshmitar.

Jashtë spitalin në Paris, “Saint-Louis”, e ka blinduar kordoni i policisë .

Një burrë në lotë thotë se motra e tij i është vrarë gjatë sulmeve. Në krah i qëndronte nëna e tij, e cila nuk e përmbante më veten.           

“Nuk na lënë të kalojmë,” – thekson ai ndërsa ndodhej 50 metra larg trupave të viktimave.

Më në lindje të Parisit, në koncertin që po mbahej në “Bataclan”,  masakra ndodhi shumë pranë  zonës që ishte mbyllur për shkak të sulmeve të muajit janar, ndaj revistës satirike franceze, Charlie Hebdo.

Policia thotë se afro 100 vetë janë vrarë në koncert. Njerëz të armatosur qëlluan mbi  ndjekësit që kishin mbushur sheshin për të parë koncertin Rock.

-“Gruaja ime ishte brenda në Bataclan,  dhe aty përjetoi katastrofën,” theksoi ai teksa përpiqej të futej në kordonin e policëve, që rrethuan zonën.

“Gjithçka mund të them, është se tmerri nuk kishte të krahasuar me Charlie Hebdo,” tha një oficer sigurie.

Në veri të Parisit, pranë stadiumit “Stade de France”, tre eksplozive lanë të paktën pesë të vrarë, gjatë kohës që Franca po luante miqësoren kundër Gjermanisë.

“Ne dëgjuam eksplozivet 25 minuta para se të fillonte ndeshja. Na u duk fillimisht diçka normale. Madje mendova se ishte shaka,” – thotë Ludovic Klein, 37 vjeç, i cili kishte shkuar  nga Limoges në Paris, për të ndjekur ndeshjen me djalin e tij 10 vjeçar.

Janë disa nga dëshmitë tronditëse, të një nate të përgjakshme në Paris, ku terrorizmi godet në zemër të Europës dhe trondit botën.   

A.      M/Koha Jonë

SHKARKO APP