Paris-Soir/ Mbreti Zog: “Froni nuk është kolltuk”
“Paris-soir” ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me mendimin e mbretit Zog për fronin mbretëror, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Froni nuk është një kolltuk” – thoshte mbreti Zog
Djali i mbretit Zog quhet Skënder, shkurtuar nga Iskënder që do të thotë Aleksandër.
Historia shqiptare e ka njohur tashmë një Skënder, heroin i luftës kundër turqve. Emri i tij ishte Gergj Kastrioti: pseudonimi, i është vënë nga vetë armiku, në shenjë admirimi për trimërinë e tij.
Sot, mbreti Zog mund të përjetojë frikën më legjitime për qëndrueshmërinë e fronit të tij. Ish-kontesha Geraldinë Aponyi pati pritur, në Tiranë, rreth dy javë më parë, një nga mikeshat e saj hungareze, që i adresoj asaj urimet më të lumtura për lindjen e ardhshme.
“— Vetëm Zoti e njeh të ardhmen, tha mbreti Zog, i pranishëm në takim. Një fron nuk është një kolltuk, sepse një kolltuk, sado i përdorur apo i prishur të jetë, gjithmonë mund të riparohet.”. Sa për fronin, shpesh krisja më e vogël është shenjë rënie përfundimtare./Darsiani.com