Parisi, qyteti i dashurisë një ditë pas horrorit…

 

 

Një ditë pas sulmit terrorist në zemër të kryeqytetit francez ku mbetën të vrarë (deri tani numri i viktimave ka arritur 128) qindra të pafajshëm e qindra të tjerë të plagosur, Parisi është zgjuar në “koma”. Një koma e cila duket se do të zgjasë për shumë kohë. E premtja e zezë e datës 13 nëntor tronditi botën mbarë. Ky akt terrorist barbar që mban firmën e ISIS duket se ka shkaktuar atë që të gjithë e mendojnë, por pak e thonë me zë; starti i një lufte re, e cila me siguri kryefjalë do të ketë fenë. Por përtej hipotezave, opinioneve personale, apo dhe konsipracioneve, që po gëlojnë edhe në rrjetet sociale, ajo që mbetet fakt është tragjedia e mbrëmshme e krahasuar nga disa personalitete të huaja me 11 shtatorin e vitit 2001 të “Kullave Binjake”.

Sipas kreut të Francës, sulmet barbare ishin të mirëorganizuara. Ndër të tjera ai njoftoi edhe tri ditë zie në nderim të viktimave. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë mbërritur në adresë të tij nga liderë të shumtë botërorë, përfshirë dhe kreun e qeverisë sonë. Por si është zgjuar Franca sot, ç’fytyrë ka kryeqyteti i dashurisë një ditë pas atakut në zemër?

Fotot e mëposhtme na tregojnë atë Francë që as në ëndrra s’e kishim imagjinuar se do ta shihnim. Megjithatë ky është realiteti që e ka mbërthyer atë… 

SHKARKO APP