Parisi sërish në flakë, përleshje dhe arrestime

Parisi sërish në flakë. Përleshjet kanë shpërthyer mes disa protestuesve francezë dhe policisë sërish sot, në fundjavën e tretë të  protestave kundër rritjes së taksave.

Protestuesit ndërtuan barrikada në mes të rrugëve në qendër të Parisit dhe ndezën zjarr.

Mijëra policë u dislokuan në zonë për të përmbajtur protestuesit të cilët kishin dalë rreth bulevardit të famshëm të Champs-Elysees.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë prej protestuesve të quajtur xhaketat e verdha ishin të paqtë, por kishte prej tyre që mbanin kapuce të zi dhe grumbullonin materiale ndërtimi, e pllaka të mëdha të kompensatës, në mes rrugeve pranë Harkut të Triumfit dhe i vinin zjarrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata bëjnë thirrje për bllokim të rrugëve në të gjithë Francën, përfshirë dhe Parisin, ku demonstrata e fundjavës së kaluar përshkallëzoi në dhunë.

Qindra persona u mblodhën mëngjesin e sotëm në bulevard Champs-Elysées ndërsa nuk lejohet lëvizja e makina dhe policia ushtron kontrolle të rrepta.

Në një moment policia përdori gaz lotsjellës për të shpërdarë turmën.

Flitet për mbi 100 arrestime.

Zyrtarët i druhen grupeve ekstremiste të djathta dhe të majta të cilët planifikojnë të depërtojnë në  këtë lëvizje. Protestat, të cilat filluan nga shoferët kundër rritjes së taksës së karburantit, tani përfshin një gamë të gjerë të kërkesave që lidhen me koston e lartë të jetesës së vendit.

Presidenti francez Emmanuel Macron duke kërkuar të shuajë zemërimin e protestuesve ka premtuar tre muaj bisedime mbarëkombëtare mbi mënyrën më të mirë për ta transformuar Francën në një ekonomi me karbon të ulët pa penalizuar të varfërit.

Ai gjithashtu u zotua të ngadalësojë ritmin e rritjes së taksave të karburantit nëse çmimet ndërkombëtare të naftës rriten shumë shpejt, por vetëm pas një rritjeje tatimore në janar.

Të premten, qeveria u përpoq të fliste me përfaqësuesit e lëvizjes “Xhaketat e verdha”, por takimi dështoi.

https://www.facebook.com/thurje/videos/345789099533317/

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?