Parkimi me kartë në Tiranë, Policia Rrugore: Do zgjidhë problemin

 

Pak ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se pritet të aplikohen parkimet me kartë, Policia Rrugore që i ka dërguar sugjerimet pushtetit lokal, jep detaje mbi këtë çështje.

Shefi i policisë së qarkullimit Ervin Dervishi, shprehet se aktualisht gjobat për parkime të gabuara zënë 40% të abuzimeve nga drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që parkimi i gabuar në këndvështrimin policor është edhe një nga shkaktarët e trafikut të rënduar në metropol.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përveç parkimit publik sugjerojmë parkimin me kartë, që do të thotë për zonën ky qytetari është rezident, përballë një orari të caktuar nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në 08.00 të mëngjesit, qytetari pajiset me kartë përballë një pagese minimale për të parkuar në lagje. Në këtë lagje gjatë natës nuk ka të drejtë të parkojë askush, ndaj është edhe pajisja me kartë. Ne presim që kjo ide të bëhet realitet”, thotë Dervishi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonat më problematike për parkimin mbeten rrugët kryesore dhe akset lidhëse të zonave brenda Unazës.

Megjithatë për Policinë Rrugore, në vend të parë vijojnë të jenë gjobat për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe mosrespektim të semaforit.

Nga ana tjetër, kreu i qarkullimit shikon me shqetësim vendimet e gjykatave penale, të cilat nga njëra anë dënojnë qytetarin për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa nga ana tjetër gjatë kohës që ai është nën procedim i kthejnë patentën.

Paradoksale konsiderohen nga policia edhe vendimet e Gjykatës Administrative.

“Kemi një rast kur qytetari kreu shkelje pasi ishte nën ndikimin e alkoolit, ne i heqim patentën, gjykata shprehet, që drejtuesi ishte dajua në një dasëm , dhe siç e do zakoni dajua duhet të pije, ne po i mbledhim këto vendime që tua vëmë në dispozicion prokurorisë”, sqaron gjithashtu Dervishi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?