Parkimi me pagesë, ja si mund të shmangni tarifat e larta

Prej  datës 16 Mars ka nisur tarifimi i vendparkimeve në disa rrugë të tjera  që janë përcaktuar si pjesë përbërëse e Zonës  B në kryeqytet. 

Por në ndryshim nga rrugët e Zonës A, ku parkimi me  pagesë është 100 lekë ora, tarifa e parkimit në rrugët e Zonës B është  vetëm 40 lekë ora. Ndaj për të shmangur çdo lloj keqkuptimi dhe  ngatërrese me masën e tarifimit të parkimit publik, është  e nevojshme që qytetarët që zotërojnë automjete duhet të jenë të saktë  në momentin e dërgimit të mesazhit për pagesën e parkimit. 

Tirana  Parking i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të vëmendshëm  për të evituar çdo lloj ngatërrese që do sillte  një tarifim me vlerë më të madhe se ai që është përcaktuar për Zonën  B.      

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në  rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e  parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500  (1 orë/40 lekë), ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit  duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit. Shembull  (AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa  hapësira”, shkruan Tirana Parking në thirrjen e saj për  qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Rrugët e Zonës B, të miratuara në VKB Nr. 49 datë 11.11.2015, me tarifën 1 orë/40 Lekë janë:

1. BLV. Zhan D’Ark (Seg. Arkitekt Kasemi – Odhise Grillo)

2. Petro Nini Luarasi

3. BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)

4. Janosh Huniadi

5. Liman Kaba

6. Perlat Rexhepi

7. Dëshmorët e 4 Shkurtit

8. Skënder Luarasi

9. BLV. Bajram Curri (Seg. Konti Leopold – Teodor Muzaka)

10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?