“Parku i Liqenit në Gjykaten Administrative”

Bazuar ne nje vendim te mare ne Asamblene Qytetare te zhvilluar diten e shtune, sot ne vijim te rezistences dhe betejes qytetare dhe ligjore kunder ndertimit betonizues e te paligjshem te Bashkise se Tiranes ne Parkun e Liqenit,  Sazan Guri dhe Arian Galdini kane vendosur te cojne ne Gjykaten Administrative, Bashkine e Tiranes. Kujtojme ketu se pak dite me pare Nisma Galdini – Guri ka paraqitur edhe nje kallezim penal kunder Kryebashkiakut Veliaj, per te cilin ka bere njoftim zyrtar edhe Prokuroria e Pergjithshme. Tashme nje tjeter beteje ligjore do te behet ne Gjykaten Administrative nepermjet shoqates MENV -Group. Nisma Galdini – Guri pasi mblodhi dokumentat ligjore per ndertimin e paligjshem dhe betonizues te Bashkise se Tiranes ne Parkun e Liqenit, po i drejtohet me ane te nje studioje ligjore Gjykates Admistrative me argumentat e renditura si me poshte: Kundershtimi i Paligjshmerise apo Pavlefshmerise absolute te lejes se ndertimit tek Parku ‘LIQENI ARTIFICIAL TIRANË” per KËNDIN E LOJRAVE apo Akteve te tjera ligjore dhe nenligjore ne zbatim te ketij Projekti.
1. Aktualisht, Plani i Përgjithshëm Kombëtar nuk është miratuar ende, dhe për aq informacion sa kanë qytetarët nga dëgjesa publike të realizuara në dhjetor 2015 në lidhje me këtë Plan, në të nuk ka përcaktime mbi Kurorën e Gjelbër të Tiranës dhe aq më pak mbi Parkun e Tiranës. Edhe pse ky vendim KKT-je është miratuar mbi bazën e ligjit të kaluar të Planifikimit, ai nuk shfuqizohet (sikurse nuk shfuqizohen planet e miratuara nga KRRTRSH, përveçse nëse një ligj shprehet për shfuqizim).
2. Në 29 dhjetor 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit, me anë të vendimit nr. 4, përcakton kurorën e gjelbër të Tiranës si çështje dhe zonë të rëndësisë kombëtare në planifikim. Për këtë qëllim, bashkëngjitet edhe një hartë, në të cilën vihet re se Parku i Liqenit është pjesë e kurorës së gjelbër, së bashku me aksin e bulevardit, Parkun Rinia (ku do ndërtohen parkime) dhe qendrën e Tiranës. Po ashtu, kurora përfshin edhe kodrat e Saukut, Yzberishit, Pezës, Petrelës, Ibës, Priskës, Farkës e deri në Zall-Mner.

SHKARKO APP