Parku Rinia bëhet me “pishinë”, fotoja që po habit rrjetin

Reshjet e ditës së sotme kanë shkaktuar jo pak probleme në Tiranë. Prurjet e ujit kanë nxjerrë në pah dhe problemet që kanë disa prej investimeve kryesore.
Aktivisti Gent Sejko ka publikuar një foto që tregon se mes Parkut Rinia është krijuar një “pishinë” natyrale.
Me ironi Sejko shkruan: “Nuk mbaj mend. A kishte pishinë projekti i parkut Rinia?”. Ndërsa në një tjetër postim, teksa jep pamje të parkut të dëmtuar nga rrebeshi Sejko shprehet: “Imagjinoni si do dali Teatri i ri Kombëtar”.

Ndërsa aktori Gentian Zenelaj, teksa publikon video nga Parku Rinia shkruan: “I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia …ooo sa bukuri..o sa lumturi. PS:më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brëndshëm”.

https://www.facebook.com/gentian.zenelaj/videos/10207271565862741/

SHKARKO APP