Parlamenti gjerman shtyn moratoriumin mbi bashkimin familjar të refugjatëve

Ligjbërësit gjermanë votuan të enjten në favor të një projektligji për të mbajtur deri më 31 korrik moratoriumin për bashkimin familjar për migrantët që kanë të drejtën e mbrojtjes në Gjermani.

Gjatë seancës, transmetuar nga stacioni televiziv Phoenix, parlamenti gjithashtu hodhi poshtë projektligjet e paraqitura nga partitë e opozitës. Partia e Lirë Demokratike propozoi të shtyjë moratoriumin për ribashkimin edhe për dy vjet, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Alternative për Gjermaninë sugjeroi heqjen e refugjatëve nga e drejta për ribashkimin e familjes. Partitë e të Majtës dhe të Gjelbërve kërkuan heqjen e plotë të kufizimit.

Votimi parlamentar mbi projekt-ligjin mbi bashkimin familjar për refugjatët vjen pas një marrëveshjeje të arritur në bisedimet e koalicionit midis dy partive më të mëdha të Gjermanisë – aleancës së Bashkimit Kristian Demokratik dhe Bashkimit Kristian Social (CDU / CSU) me Partinë Social Demokratike ( SPD) – për të hequr moratoriumin mbi ribashkimin familjar në gusht, me vendin që mori 1000 pjesëtarë të familjes së refugjatëve në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moratoriumi mbi bashkimin familjar për refugjatët në Gjermani hyri në fuqi në mars 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermania ka qenë një nga destinacionet kryesore në Evropë për mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Megjithatë, sipas Zyrës së Migrantëve dhe Refugjatëve, numri i azilkërkuesve që vijnë në qark ka rënë në 186, 644 në vitin 2017 nga rreth 280,000 vitin e mëparshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?