Parlamenti grek miraton marrëveshjen me Eurogrupin. Athina në flakë

 

Parlamenti grek ka miratuar marrëveshjen e qeverisë me Eurogrupin. Pas një seance me diskutime të ashpra, kryeministri Tsipras merr mbështetjen e 229 deputetëve të parlamentit.

Kundër paketës së reformave votuan 64 deputetë, ndërsa 6 abstenuan. Por pavarësisht se Tsipras siguroi mbështetjen e partive opozitare si Demokracia e Re, PASOK dhe Potami, ai humbi 39 vota në radhët e partisë tij, SYRIZA. Mes deputetëve të SYRIZA që votuan kundër ishte edhe ministri i Financave, Janis Varufakis dhe kryetari i parlamentit, Zoe Kostandinopulo.

Gjatë mbrëmjes jashtë Kuvendit turma njerëzish që kundërshtonin këto masa u përleshën me policinë. Më herët kryeministri Tsipras ishte shprehur se në rast se nuk do të miratohej kjo marrëveshje qeveria rrëzohej dhe vendi shkonte sërish në zedhje të parakohshme. 

SHKARKO APP