Parlamenti holandez bllokon negociatat: Qeveria “Rama” nuk përmbushi kushtet

Mbrëmjen e sotme parlamenti i Holandës ka diskutuar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pieter Omtzigt, deputet dhe përgjegjës për çështjet europian në Dhomën e Ulët të parlamentit holandez, shkruan në një postim në Twitter se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritar me BE.

Deputeti holandez citon dhe deklaratën e ministrit të jashtëm Stef Blok, i cili thotë se qeveria nuk ka përmbushur kushtet. Në mënyrë të veçantë është theksuar miratimi i njëanshëm i reformës zgjedhore.

Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria Hollandeze dhe ministri i Jashtëm Stef Blok deklaruan qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në sfera të larta dhe reformën zgjedhore dhe veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’”,- shprehet politikani holandez.

Qëndrimi i parlamentit holandez konfirmon deklaratën e qeverisë së këtij vendi, e cila pak ditë më parë deklaroi se nuk do të mbështesë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.

SHKARKO APP