Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Parlamenti miratoi propozimin e Qeverise për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, deri në fund të muajit mars 2020. Në seancën e fundit për këtë vit, Presidentit iu rrezuan dy dekrete të tjera përmes të cilave kërkonte rishikim të ligjit për korporatat dhe atë për rininë. Parlamenti miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar ku Arben Ahmetaj shtohet si ministër Shteti për Rindërtimin. Me shumicën e votave të socialisteve, u miratua gjithashtu propozimi i Qeverisë për të shkarkuar Arben Malajn nga anëtar i Bordit te Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ish-ministri socialist para deputeteve foli për hakmarrje të Kryeministrit.

SHKARKO APP